Tenistët i mbyllin garat pa ndonjë fitore

Tenistët tanë kanë mbyllur garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Asnjëri nga katër tenistët tanë nuk arritën të shënojnë ndonjë fitore, ose të fitojnë ndonjë set. Paraqitje deri diku të mirë pati Salidin Rama, i cili u mund nga danezi Bruhn Mads, 6:3 dhe 7:6. Ervin Doli, pësoi humbje 2:0… Continue reading Tenistët i mbyllin garat pa ndonjë fitore

U hap EYOF Maribor 2023, Laurina Gashi e Arion Budima bartën flamurin tonë

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë, është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Në parakalimin e ekipit tonë, flamurin e bartën, xhudistja Laurina Gashi dhe notari, Arion Budima. Festivali do të zgjatë deri më 29 korrik, ndërsa pjesëmarrëse janë 48 shtete me mbi tre mijë… Continue reading U hap EYOF Maribor 2023, Laurina Gashi e Arion Budima bartën flamurin tonë

Ekipi ynë i të rinjve arriti në Maribor

Pas rreth 15 orësh udhëtim me autobus nga Prishtina, përmes relacionit Beograd dhe Zagreb, ekipi olimpik i Kosovës për të rinj, ka arritur në Maribor të Sllovenisë, ku prej nesër e deri më 29 korrik 2023 do të mbahet Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj EYOF Maribor 2023. Ekipi u mirëprit nga shefi i… Continue reading Ekipi ynë i të rinjve arriti në Maribor

19 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF Maribor 2023

19 sportistë të rinj do ta përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 23 – 29 korrik 2023 do të mbahet në Maribor të Sllovenisë. Sportistët, janë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit. Më së shumti janë nga xhudo, gjashtë, ndërsa atletika, noti e tenisi,… Continue reading 19 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF Maribor 2023

Mbyllen Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershor deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe  dhe Malopolskasë së Polonisë.  Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili falënderoi Poloninë për organizimin e… Continue reading Mbyllen Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023

Tekbollisti Uka arriti deri në çerekfinale

Tekbollisti Adrien Uka ka befasuar me paraqitjen e tij në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023. Uka kaloi me sukses fazën e grupit G, ku doli i pari. Ai fillimisht mundi 2:0 në sete kroatin Batalo, ndërsa në ndeshjen e dytë, triumfoi ndaj ukrainasit, Usychenko, 2:1 në sete. Me dy fitore, Adrieni hyri në tetë… Continue reading Tekbollisti Uka arriti deri në çerekfinale

Suksesi më i madh i kajakimit, arritja në gjysmëfinale e Gjoshit

Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli kanë përfunduar garimin në garat e kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023. Kajakuesit tanë të sllallomit, garuan në disiplinat e kajakut dhe krosit. Në kajak sllallom, Gjoshi u kualifikua në gjysmëfinale, duke dalë i 21-ti nga 65 garues, por që në gjysmëfinale u ndalë, duke mos u kualifikuar… Continue reading Suksesi më i madh i kajakimit, arritja në gjysmëfinale e Gjoshit

Donjeta Sadiku e pesta, Shpetim Bajoku i nënti, boksierët tjerë u ndalën në luftën e parë

Donjeta Sadiku ka shënuar suksesin më të madh nga boksierët, por edhe gjithë sportistët tanë në Lojërat Evropiane Krakoë dhe Malopolska 2023. Boksierja jonë u rendit e pesta në kategorinë deri në 60 kilogramë. Ajo shënoi dy fitore. Së pari mundi Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve. Në raundin e… Continue reading Donjeta Sadiku e pesta, Shpetim Bajoku i nënti, boksierët tjerë u ndalën në luftën e parë

Shenjëtari, Sahiti, doli i 31-ti

Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Me 568 pikë, shenjëtari ynë doli i 31-ti nga 36 garues, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale. Ai mblodhi në total 568 pikë. Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e… Continue reading Shenjëtari, Sahiti, doli i 31-ti

U hapën Lojërat Evropiane 2023, Sadiku e Ramadani bartën flamurin tonë

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, të cilat do të mbahen në Poloni deri më 2 korrik 2023. Rreth 30 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë parakaluan nga ekipi ynë. Flamurin tonë e mbajtën, boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani. Ceremonia u hap nga drejtues të shtetit të… Continue reading U hapën Lojërat Evropiane 2023, Sadiku e Ramadani bartën flamurin tonë