Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport

photo by: @Shpend Ahmeti

Me rastin e shënimit të 10 Tetorit – Dita Botërore e Shëndetit Mental, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka organizuar sot seminarin e 2-të për shëndetin mental në sport, në të cilin morën pjesë rreth 40 trajnerë të federatave të ndryshme sportive. Ligjëruese ishte psikologia ndërkombëtare nga Sllovenia, Andreja Holsedl, ish-sportiste e çiklizmit rrugor, e… Continue reading Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

photo by: @Shpend Ahmeti

Për dy ditë me radhë, është mbajtur moduli i pestë i gjeneratës së katërt të kursit të avancuar për menaxhimin në sport (ASMC 4). Në këtë modul u diskutua për menaxhimin e marketingut në organizatat sportive. Krahas sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti dhe udhëheqësit të programit të ASMC 4, Ibër Alaj, ligjërues i… Continue reading Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOC-ut

Për dy ditë me radhë, në Stamboll të Turqisë, është mbajtur Asambleja e 52-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik të Evropës, në të cilën morën pjesë drejtuesit e Komiteteve Olimpike Kombëtare. KOK-un e përfaqësuan presidenti, Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, të cilët krahas pjesëmarrjes në Asamble, patën mundësi të takimeve të ndryshme me homologë… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOC-ut

Mbledhja e 28-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 28-të, në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës. Në mbledhje është diskutuar kryesisht për hartimin e projektligjit për sport, i cili është në diskutim për publikun deri më 6 tetor 2023. Anëtarët e BE kanë vlerësuar projektligjin… Continue reading Mbledhja e 28-të e BE të KOK-ut

Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan KOK-un

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti. Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacioneve nga KOK për… Continue reading Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan KOK-un

Certifikohen shtatë trajnerë të tenisit

Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit me sukses të kursit për trajnerë – niveli i dytë, i organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të IOC. Kursi ishte mbajtur në Fushat e Tenisit në Brestovik të Pejës, prej 30 qershor deri më… Continue reading Certifikohen shtatë trajnerë të tenisit

KOK organizoi konferencën “Forumi për Sportin”, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, ka organizuar sot edicionin e pestë të konferencës “Forumi për Sportin”, që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023. Presidenti i KOK-ut, duke bërë thirrje që të jemi sa më aktivë (BeActive), që ëshë edhe motoja e Javës foli… Continue reading KOK organizoi konferencën “Forumi për Sportin”, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

Festivali i 3-të ndërkombëtar i FICTS filmit sportiv Prishtina 2023

KOK-u do të organizojë edicionin e 3-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor 2023. Në festival do të shfaqen filma dhe dokumentarë sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë të kategorive të ndryshme si: Dokumentar; Dokumentar që përfaqësojnë shpirtin olimpik; Sporti dhe shoqëria; Storje të shkurtra;… Continue reading Festivali i 3-të ndërkombëtar i FICTS filmit sportiv Prishtina 2023

Nora e artë, Distria e argjendtë në Grand Slamin e Bakusë

Kampionet Olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë kthyer me medalje nga Grand Slami i xhudos, i mbajtur në Baku të Azerbajxhanit. Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë -57 kg, duke u ngjitur më së larti në podium, pas një kohe të gjatë. Distria u ndalë vetëm në finalen e kategorisë -52… Continue reading Nora e artë, Distria e argjendtë në Grand Slamin e Bakusë

Kursi i avancuar evropian për administratorë sporti

Për tri ditë me radhë, në qytetin Louvain-La-Neuve të Belgjikës, po mbahet kursi i avansuar evropian për administratorë të sportit S2ABC, të cilin krahas 30 vendeve të Evropës, po e vijojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova. KOK-un në Bruksel po e përfaqëson drejtori për financa, Endrit Syla, ndërsa nga federatat tona sportive janë edhe: Artina Hasani… Continue reading Kursi i avancuar evropian për administratorë sporti