Në kuadër të projektit të ENGSO “Sporti si vlerë”, KOK ka organizuar aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, të cilat zhvilluan ndeshje basketbolli në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në fjalën përshëndetëse, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, foli për rëndësinë që ka fitimi i projekteve të tilla që janë në programet e Erasmus Plus, si dhe iu bëri thirrje fëmijëve që të merren me sport dhe të ndjekin rrugën e shumë kampionëve tanë olimpikë, botërorë e evropian.
KOK është pjesë e këtij projekti në partneritet me KOKSH dhe komitete tjera olimpike kombëtare.
Para fëmijëve KOK-u dhe Federata e Basketbollit e Kosovës zhvilluan një ndeshje 3×3 në basketboll, kurse mini-turneun në basketboll e fitoi SHFMU “Meto Bajraktari”, derisa të gjitha ekipet morën shpërblime të cilat u ndanë nga anëtarja e BE të KOK-ut, Vjollca Krasniqi dhe udhëheqësja e Divizionit për KOK dhe federata në MKRS, Afërdita Fazlija.