+383 38 222 223 / [email protected]

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot KOK-un, me ç’rast është pritur nga Bordi Ekzekutiv me në krye presidentin Ismet Krasniqi. Vizita u bë në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe para ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që mbahet sot në platon e Amfiteatrit… Continue reading Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

Ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga nëntë sportistë për Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 do të mbahen në Paris të Francës. Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy… Continue reading Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar sot kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë) me të cilën do të rrugëtojë ekipi ynë olimpik drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Prezantimi u bë pikërisht kur kanë mbetur edhe 50 ditë deri në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024. Udhëheqësi i Departamentit për Media në KOK, Kushtrim Krasniqi, deklaroi… Continue reading KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Xhudo do t’i ketë pesë sportistë të kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024. Bazuar në renditjen përfundimtare olimpike të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, sporti ynë më i suksesshëm do të përfaqësohet me pesë xhudistë. Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Loriana Kuka… Continue reading Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Donjeta Sadiku ka fituar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për kryeqytetin francez. Për medalisten botërore… Continue reading Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve. Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda… Continue reading Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bujar Shabani, ortopedi që do t’ju shërbejë sportistëve botëror në spitalin olimpik në LO Paris 2024

Krahas ekipit olimpik të Kosovës, Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë edhe një tjetër përfaqësues nga vendi ynë. Është Bujar Shabani, ortopedi i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për t’i shërbyer sportistëve olimpistë nga e mbarë bota gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Bujari, falë edhe mbështetjes së KOK-ut, ka përfunduar shkollën sportive, të… Continue reading Bujar Shabani, ortopedi që do t’ju shërbejë sportistëve botëror në spitalin olimpik në LO Paris 2024

Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Xhudistja jonë e mbylli vitin 2023 në vendin e parë të renditjes botërore. Ajo në vitin 2024 hynë me 7715 pikë në kategorinë -52 kg. Në renditjen olimpike ndodhet e dyta. Gjatë vitit që lam pas, Krsaniqi fitoi medaljen e artë në… Continue reading Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore

Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Ekipi i xhudos është kthyer me katër medalje evropiane nga Kampionati Evropian, i mbajtur në Montpellier të Francës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë, ndërsa me të bronztën u stolisën, Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg). Loriana Kuka dhe Flaka Loxha e mbyllën Evropianin… Continue reading Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

BKT Kosova lanson iniciativën “Bëhu Hero” në mbështetje të sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024

BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës po udhëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Ndër vite, BKT Kosova ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Banka ka mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikuar pozitivisht në fushën e  kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë në përpjekjet e… Continue reading BKT Kosova lanson iniciativën “Bëhu Hero” në mbështetje të sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024