+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

AON organizoi sesionin e 17-të për AOK dhe KO Kombëtare

Akademia Olimpike Ndërkombëtare ka organizuar sesionin e 17-të për Akademitë Olimpike Kombëtare dhe delegatët e Komiteteve Olimpike Kombëtare, i cili u mbajt prej 13 deri më 20 maj në Olimpia të Greqisë. KOK-un dhe Akademinë Olimpike të Kosovës e përfaqësoi koordinatori për edukim arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes në punëtori të ndryshme (workshope),… Continue reading AON organizoi sesionin e 17-të për AOK dhe KO Kombëtare

Nis kursi ASMC 5, ligjëroi sekretari i përgjithshëm i EUSA-së, Matjaz Pecovnik

Është mbyllur me sukses moduli i parë i gjeneratës së pestë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC), që po organizohet nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike. Kursi që po mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive. Në modulin e parë, krahas ligjëruesve vendorë, sekretarit… Continue reading Nis kursi ASMC 5, ligjëroi sekretari i përgjithshëm i EUSA-së, Matjaz Pecovnik

Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

KOK përmes Akademisë Olimpike ka organizuar kursin për administratorë të sportit, i cili u mbajt për administratorët e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Mundjes së Kosovës. Në kursin e mbajtur në Hotel Sirius prej 3-5 maj, ligjëruan drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS… Continue reading Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akreditur sot programin e edukimit “Trajner Sportiv” – niveli i pestë, program ky i Akademisë Olimpike të Kosovës që vepron në kuadër të KOK-ut. Programi “Trajner Sportiv” ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën  e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive. Programi… Continue reading Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

Ka përfunduar me sukses edhe moduli i gjashtë dhe i fundit për gjeneratën e katërt të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 4), i mbajtur gjatë fundjavës në zyret e KOK-ut. Në këtë modul u ligjërua për organizimin e ngjarjeve madhore sportive. Ligjërues i jashtëm ishte Prof. Dr. Sasho Popovski, sekretar i përgjithshëm i… Continue reading U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Akademia Olimpike e Evropës është duke mbajtur Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të saj në Vilnius të Lituanisë, në të cilën po marrin pjesë drejtues të Akademive Olimpike Kombëtare të Evropës. Akademinë Olimpike të Kosovës po e përfaqëson koordinatori i edukimit arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes pati mundësinë të takojë dhe shkëmbejë përvoja… Continue reading AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

AKK viziton KOK-un në kuadër të procesit të akreditimit të AOK

Ekspertë të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekspertë të vlerësimit të kualifikimeve, kanë vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, në kuadër të procesit të akreditimit dhe validimit të programit të edukimit “Trajner Sportiv”, për të cilin ka aplikuar për akreditim Akademia Olimpike e Kosovës. Ekspertët në përbërje: Bahri Gjinovci e Jeton Havolli (ekspertë të fushë), Lendita… Continue reading AKK viziton KOK-un në kuadër të procesit të akreditimit të AOK

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

photo by: @Shpend Ahmeti

Për dy ditë me radhë, është mbajtur moduli i pestë i gjeneratës së katërt të kursit të avancuar për menaxhimin në sport (ASMC 4). Në këtë modul u diskutua për menaxhimin e marketingut në organizatat sportive. Krahas sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti dhe udhëheqësit të programit të ASMC 4, Ibër Alaj, ligjërues i… Continue reading Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

KOK promovoi vlerat olimpike në shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

KOK ka organizuar sot aktivitete në kuadër të agjendës së Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, KOK ka vizituar disa prej kopshteve parashkollore, ku ka promovuar vlerat olimpike tek fëmijët. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, bashkë me udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e… Continue reading KOK promovoi vlerat olimpike në shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Akademia Olimpike e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOA-së

Udhëheqësit e Akademisë Olimpike të Kosovës, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës (EOA), që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë. Ndër temat e ndryshme të diskutuara ishte edhe zgjedhja e presidentit të (EOA), ku edhe për një mandat u konfirmua Manfred Laemmer. Të pranishmit aprovuan… Continue reading Akademia Olimpike e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOA-së