+383 38 222 223 / [email protected]

Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

KOK përmes Akademisë Olimpike ka organizuar kursin për administratorë të sportit, i cili u mbajt për administratorët e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Mundjes së Kosovës.


Në kursin e mbajtur në Hotel Sirius prej 3-5 maj, ligjëruan drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX) dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.


Vijuesit e kursit mësuan për hartimin e planit strategjik të federatës.


Në fund të kursit, administratorët kanë pranuar edhe certifikatat.