+383 38 222 223 / [email protected]

Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akreditur sot programin e edukimit “Trajner Sportiv” – niveli i pestë, program ky i Akademisë Olimpike të Kosovës që vepron në kuadër të KOK-ut.


Programi “Trajner Sportiv” ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën  e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive.


Programi “Trajner Sportiv”, është profesion në kuadër të profesioneve të klasifikuara në librin e klasifikimeve të profesioneve në Kosovë.


“Trajneri Sportiv” kryen funksione të ndryshme që kanë të bëjnë me trajnim dhe edukim në fushën e sportit. Gjithashtu ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive.


Pas përfundimit të programit të studimit Akademia Olimpike e Kosovës lëshon “Certifikatë kombëtare profesionale”.


Programi pritet të nis me gjeneratën e parë në muajin shtator të këtij viti.