+383 38 222 223 / [email protected]

Besim Aliti mori pjesë në takimin e komisionit koordinues për LM Taranto 2026

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka marrë pjesë në takimin e komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.


Në takimin e mbajtur në Taranto të Italisë, u diskutua për përgatitjet e organizimit të LM Taranto 2026, orarin e ri dhe punët që pritet të përfundohen në dy vitet e ardhshme. Javë më parë është caktuar edhe orari i LM Taranto 2026, të cilat do të mbahen prej 21 gusht – 3 shtator 2026.


Kujtojmë që pas Taranto 2026, mbahen Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.