+383 38 222 223 / [email protected]

U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

Ka përfunduar me sukses edhe moduli i gjashtë dhe i fundit për gjeneratën e katërt të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 4), i mbajtur gjatë fundjavës në zyret e KOK-ut.


Në këtë modul u ligjërua për organizimin e ngjarjeve madhore sportive.


Ligjërues i jashtëm ishte Prof. Dr. Sasho Popovski, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ligjëruan edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti dhe drejtori i programit të ASMC 4, Ibër Alaj.


ASMC 4 po organizohet nga Akademia Olimpike e Kosovës me mbështetje financiare të Solidaritetit Olimpik të IOC-ut, ndërsa po vijohet nga përfaqësues të federatave sportive, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe Agjencionit të Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA).