Është mbyllur me sukses moduli i parë i gjeneratës së pestë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC), që po organizohet nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike.
Kursi që po mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive.
Në modulin e parë, krahas ligjëruesve vendorë, sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti dhe drejtorit të programit ASMC 5, Ibër Alaj, dhe koordinatorit për edukim në Akademinë Olimpike Fitim Arifi, PhD, ligjërues i jashtëm ishte Matjaz Pecovnik, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA).
Në këtë modul, për dy ditë vijuesit mësuan për mjedisin operues dhe qeverisjen e mirë.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/05/AQ4I8023-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/05/438172380_1457639994911506_2382510849001539048_n-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/05/441070851_1457641741577998_7903178093092932074_n-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/05/439255094_1457641911577981_4074327687798712190_n-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/05/441951757_1457642208244618_2538082490079917210_n-1024x683.jpg)