+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

U përmbyll projekti OCEAN, Rejhan Halili u emërua “zyrtare për ndryshime klimatike”

Zyra Evropiane e Komitetit Olimpik të Evropës organizoi konferencën përmbyllëse të projektit 𝐎𝐂𝐄𝐀𝐍, me fokus zvogëlimin e gjurmës së karbonit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në sport. Në konferencën e mbajtur në Bruksel të Belgjikës, në mesin e 18 zyrtarëve për ndryshimet klimatike nga mbarë Evropa, KOK-un e përfaqësoi Rejhan Halili. Pjesëmarrësit prezantuan rezultatet… Continue reading U përmbyll projekti OCEAN, Rejhan Halili u emërua “zyrtare për ndryshime klimatike”

Shkëlqim Haxhnikaj, emërohet drejtor për financa dhe arkëtar në KOK

Shkëlqim Haxhnikaj është emëruar drejtor për financa dhe arkëtar në Komitetin Olimpik të Kosovës. Vendimi u mor nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, të cilët njëherit aprovuan dorëheqjen e drejtorit të deritashëm, Endrit Syla. Haxhnikaj ka një bagazh të pasur në financa. Ai prej një viti ishte zyrtar për financa në KOK, kurse për katër vjet… Continue reading Shkëlqim Haxhnikaj, emërohet drejtor për financa dhe arkëtar në KOK

Mijëra të rinj realizuan vrapimin e gjeneratës 2008

Mijëra të rinj të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008) janë mbledhur sërish për të realizuar vrapimin simbolik, projekt ky i nisur në vitin 2012 nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Vrapimi u mbajt sot në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Obiliq, Istog e Drenas, ndërsa javën tjetër mbahet edhe në Dragash. Në Prishtinë, krahas presidentit… Continue reading Mijëra të rinj realizuan vrapimin e gjeneratës 2008

Vendimet e mbledhjes së 7-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e shtatë, në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës. Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

Festivali i 5-të i Filmit Sportiv Prishtina 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025. Festivali do të mbahet në Kino ABC në Prishtinë dhe për dy ditë, me datat 16 dhe 17 shtator (e martë dhe e mërkurë), do të shfaqen dokumentarë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. Më 16 shtator është ceremonia hapëse, dhe… Continue reading Festivali i 5-të i Filmit Sportiv Prishtina 2025

Lista e kandidatëve të pranuar në edicionin e dytë të programit “Trajner Sportiv”

Akademia Olimpike që vepron në kuadër të KOK-ut ka publikuar listën prej 50 kandidatëve të pranuar në edicionin e dytë të programit të edukimit “Trajner Sportiv”. Kandidatët, të cilët vijnë nga federatat sportive dhe klubet, kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Edicioni i dytë nis më 1 tetor, ndërsa semestri i parë përfundon më… Continue reading Lista e kandidatëve të pranuar në edicionin e dytë të programit “Trajner Sportiv”

Asambleistët miratojnë ndryshimet statutare të KOK-ut

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur mbrëmë Asamblenë e Punës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte miratimi i ndryshimeve statutare të KOK-ut, të cilat kanë ardhur si rezultat i harmonizimit të statutit të KOK-ut dhe federatave sportive me Ligjin e ri për Sport, rekomandim ky i dalë nga Ministria për… Continue reading Asambleistët miratojnë ndryshimet statutare të KOK-ut

Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030

Nën udhëheqjen e presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (OCMG) Prishtina 2030. Në takim, KOK u përfaqësua edhe me sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, komuna e Prishtinës me kryetarin Përparim Rama dhe përfaqësuesin Vllaznim Osmani, MKRS me Fidan Shatrin, u.d. drejtor… Continue reading Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030

MKRS dhe KOK nënshkruajnë memorandum për ndarjen e 2.6 milionë euro për LM Prishtina 2030

Një tjetër hap konkret drejt realizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Kosovës dhe rajonit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar  marrëveshjen e radhës me Komitetin Olimpik të Kosovës, memorandum përmes së cilit MKRS ndan mbi 2.6 milionë euro për KOK-un për fazën operacionale të përgatitjeve të këtij viti të… Continue reading MKRS dhe KOK nënshkruajnë memorandum për ndarjen e 2.6 milionë euro për LM Prishtina 2030

KOK promovoi fushatën “Luaj sigurt, luaj korrekt” në EYOF Shkupi 2025

Në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) 2025, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, KOK-u ndërmori hapa domethënës për të promovuar një kulturë sigurie, respekti dhe integriteti në sport. Çdo anëtar i ekipit olimpik të Kosovës pranoi një broshurë të posaçme, të dizajnuar enkas për  fushatën “Luaj sigurt, luaj korrekt”, e… Continue reading KOK promovoi fushatën “Luaj sigurt, luaj korrekt” në EYOF Shkupi 2025