Ekipi olimpik parakaloi në EYOF Bakuriani 2025

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Festivalit Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”. Dy skitarët tanë, Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të vetmit që përfaqësojnë vendin, bartën flamurin tonë gjatë parakalimit. EYOF-i, që mbahet në Bakuriani të Gjeorgjisë, zgjat deri më 16 shkurt.

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot KOK-un, me ç’rast është pritur nga Bordi Ekzekutiv me në krye presidentin Ismet Krasniqi. Vizita u bë në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe para ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që mbahet sot në platon e Amfiteatrit… Continue reading Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi olimpik i xhudos në Grand Slamin e mbajtur në Paris të Francës. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë. Ajo arkëtoi edhe 1 mijë pikë olimpike, për t’u forcuar edhe më shumë në vendin e… Continue reading Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit