+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Xhudoja e mbylli me pesë medalje paraqitjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me një të argjendtë dhe katër të bronzta. Garat e xhudos u zhvilluan gjatë dy ditëve, ndërsa Laura Fazliu ishte ajo që i solli Kosovës medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu arriti deri në finale, ku u… Continue reading Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Ajo u përkrah nga drejtuesit e KOK-ut, me presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe… Continue reading Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Prezantohet ekipi pjesëmarrës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që do të mbahen prej 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali. Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve… Continue reading Prezantohet ekipi pjesëmarrës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me numrin më të madh të sportistëve dhe sporteve në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje shumë-sportëshe. Delegacioni ynë do të përbëhet nga 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte, me synimin për ta… Continue reading Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Mbështetja e zbatimit të të drejtave dhe përgjegjësive të sportistëve në Komitetet Olimpike Kombëtare

PROJEKT I BASHKËFINANCUAR NGA BE-JA Të përmirësohet qeverisja e mirë në Komitetet Olimpike Kombëtare (KOK) evropiane, përmes zhvillimit të njohurive dhe kornizave që mbështesin zbatimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe përgjegjësive të sportistëve. European Union Korniza Europiane Të drejtat dhe përgjegjësitë Partnerë 14 Kohëzgjatja Janar 2026 – Dhjetor 2027 (24 muaj) Statusi Aktiv… Continue reading Mbështetja e zbatimit të të drejtave dhe përgjegjësive të sportistëve në Komitetet Olimpike Kombëtare

Forcimi i mekanizmave të reagimit për mbrojtjen në sportin evropian (Safe Harbour)

Forcimi i mekanizmave të reagimit për mbrojtjen në sportin evropian (Safe Harbour)

KOK dhe MSR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Sport dhe Rini kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të KOK-ut për vitin 2026. Memorandumi u nënshkrua në zyre të KOK-ut, nga ministri Blerim Gashani dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Memorandumi parasheh mbështetje financiare në vlerë 1 milion e 150 mijë euro. Ministri Gashani theksoi… Continue reading KOK dhe MSR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Iakovos Filippousis u prit nga ministri Blerim Gashani

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippoussis, i shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, u pritën nga ministri i ri për Sport dhe Rini, Blerim Gashani dhe zëvendësministrja Daulina Osmani. Sekretari Filippoussis ndodhet në Kosovë për takimin e komisionit… Continue reading Iakovos Filippousis u prit nga ministri Blerim Gashani

Prezantohet ekipi olimpik për LOD Milano Cortina 2026

Kosova do të përfaqësohet për herë të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore, këtë herë në Milano Cortina 2026, të cilat mbahen prej 6 deri më 22 shkurt. Ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga sportistët e skijimit alpin, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, përzgjedhësi Agim Pupovci, trajneri i Kianës, Visar Kryeziu dhe shefi i misionit, Jeton… Continue reading Prezantohet ekipi olimpik për LOD Milano Cortina 2026

Presidentja Osmani dekoroi Hasan Arat me “Medaljen Presidenciale të Meritave”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” Hasan Arat, personalitet i lartë i sportit ndërkombëtar dhe kontribues i madh i sportit kosovar. Ceremonia e dekorimit u mbajt në zyrën e Presidencës së Republikës së Kosovës, në prani të drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin… Continue reading Presidentja Osmani dekoroi Hasan Arat me “Medaljen Presidenciale të Meritave”