Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Sport dhe Rini kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të KOK-ut për vitin 2026.
Memorandumi u nënshkrua në zyre të KOK-ut, nga ministri Blerim Gashani dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Memorandumi parasheh mbështetje financiare në vlerë 1 milion e 150 mijë euro.
Ministri Gashani theksoi se kjo është mbështetje e vazhdueshme që këtë herë po fuqizohet edhe më shumë, shkaku i aktiviteteve të shumta të KOK-ut, me theks të veçantë Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin për vizitën dhe memorandumin, deklaroi se kjo mbështetje lehtëson zhvillimin e aktiviteteve sportive, sidomos pjesëmarrjen me numër të madh të sportistëve në LM Taranto 2026, të cilat i paraprijnë LM Prishtina 2030.
Kosovo NOC and the Ministry of Sports & Youth sign a cooperation memorandum for 2026 ✍️
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) April 27, 2026
€1.15M in support to boost sports development and Kosovo’s participation in Taranto 2026, on the road to Prishtina 2030.#KosovoNOC #MSY #SportDevelopment pic.twitter.com/G1RqzeJqCt
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, shtoi se shuma prej mbi një milion euro është rekord i mbështetjes nga ministria, dhe kjo tregon një seriozitet institucional dhe partneritet të fuqishëm.



