+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

47 bursistë “Shpresa Olimpike 2026” nënshkruan kontratat me KOK-un

47 sportistë të rinj kanë nënshkruar sot kontratat me KOK-un për mbështetje financiare gjatë gjithë vitit, në kuadër të programit “Shpresa Olimpike 2026”.

Bursistët përfaqësojnë 19 sporte të ndryshme, duke përfshirë edhe sportet ekipore. Secili sportist do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 150 euro në muaj.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj, ndërsa vlera totale e mbështetjes për këtë program arrin në 84,600 euro në vit.

Lista e sportistëve është përzgjedhur nga Komisioni i Sportit dhe është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.