+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve. Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda… Continue reading Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Përzgjedhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”. Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet. Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024. Përzgjedhja e 40 të… Continue reading Përzgjedhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Vendimet e mbledhjes së 31-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 31-të, të parën për vitin 2024. Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:

Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi olimpik i xhudos në Grand Slamin e mbajtur në Paris të Francës. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë. Ajo arkëtoi edhe 1 mijë pikë olimpike, për t’u forcuar edhe më shumë në vendin e… Continue reading Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Arben Fetahu, emërohet anëtar i ri i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është emëruar anëtar i ri i Bordit Ekzekutiv (BE) të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Pikërisht BE ka miratuar unanimisht propozimin e presidentit Ismet Krasniqi, deri në miratimin nga Asambleja e Punës së KOK-ut. Fetahu do të zëvendësojë Jeton Beqirin, ish-kryetar i Federatës së Pingpongut të… Continue reading Arben Fetahu, emërohet anëtar i ri i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

KOK dhe Ambasada e Francës në Kosovë organizuan punëtorinë “Climate Fresk” për basketbollin

KOK në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, dhe nën udhëheqjen e organizatës “Climate Awareness Association”, ka mbajtur punëtorinë e radhës “Climate Fresk”, e cila ka për qëllim  vetëdijesimin e popullatës për shkaktarët dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Punëtoria u mbajt me stafin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku e pranishme ishte edhe… Continue reading KOK dhe Ambasada e Francës në Kosovë organizuan punëtorinë “Climate Fresk” për basketbollin

KOK mbështet përgatitjet e Donjeta Sadikut

Falë mbështetjes së KOK-ut, boksierja Donjeta Sadiku, është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, para turneut ndërkombëtar “Stradnja”, që mbahet prej 4 – 12 shkurt në kryeqytetin bullgar. Përgatitjet dhe pjesëmarrja në turne i duhen para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024, që mbahen prej 4 – 11 mars… Continue reading KOK mbështet përgatitjet e Donjeta Sadikut

FHK-së i besohet organizimi i Kampionateve Evropiane U20 dhe U18, Divizioni B

Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) i është besuar organizimi i dy kampionateve evropiane për hendbollistë. Bëhet fjalë për Kampionatet Evropiane U20 dhe U18 në Divizionin B, që do të mbahen gjatë verës. Ekipet kombëtare që do te marrin pjesë për U20 do të jenë: Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britani e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu,… Continue reading FHK-së i besohet organizimi i Kampionateve Evropiane U20 dhe U18, Divizioni B

Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024. Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it. Është ky rezultati më i mirë… Continue reading Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Vokshi i pafat, del nga shtegu në lëshimin e dytë

Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut. Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë doli i 54-ti prej 79 garuesve.… Continue reading Vokshi i pafat, del nga shtegu në lëshimin e dytë