+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Asambleja e Punës dhe ajo Zgjedhore mbahen më 7 shkurt 2025

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të fundit për vitin 2024, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës. Më poshtë mund të gjeni pikat, për të cilat diskutoi BE: –              Me vendim unanim të Bordit, u vendos që Asambleja e ardhshme e… Continue reading Asambleja e Punës dhe ajo Zgjedhore mbahen më 7 shkurt 2025

Përzgjidhen 10 Shpresat Olimpike 2025, që mbështeten nga MKRS

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka miratuar listën prej 10 Shpresave Olimpike 2025, të përzgjedhur nga  komisioni i sportit në KOK, pas propozimeve të ardhura nga 12 federata. Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet ndërkombëtare dhe potencialin e sportistëve për të ardhmen. 10 sportistët e rinj do të mbështeten me bursa mujore në vlerë 150 euro… Continue reading Përzgjidhen 10 Shpresat Olimpike 2025, që mbështeten nga MKRS

10 vjet krenari e suksese në familjen e madhe Olimpike!

Në një ceremoni Gala dhe me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të familjes së madhe olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënoi 10-vjetorin e njohjes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC/KON). Këtë dekadë të mbushur me plot suksese, krahas udhëheqësve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit, Albin Kurti, e madhështoi edhe prania e personaliteteve… Continue reading 10 vjet krenari e suksese në familjen e madhe Olimpike!

Vizita e Thomas Bachut në Kosovë

Presidenti Bach takoi ekipin e xhudos

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC/KON), Thomas Bach, zhvilloi mbrëmë një takim ndarazi me medalistet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Laura Fazliu, trajnerin Driton Kuka dhe drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës, me kryetarin, Agron Kuka. Në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros… Continue reading Presidenti Bach takoi ekipin e xhudos

Presidenti Bach vizitoi zyret e KOK-ut

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i shoqëruar nga drejtori për Marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare, James Macloud, si dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës, presidenti Spyros Capralos dhe sekretari i përgjithshëm, Raffaele Pagnozzi, kanë vizituar zyret e KOK-ut, me ç’rast u pritën nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.… Continue reading Presidenti Bach vizitoi zyret e KOK-ut

Presidenti Bach u mirëprit nga kryeministri Kurti

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës, presidenti Spyros Capralos dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti, i cili shoqërohej nga zëvendëministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani. Bach dhe Kurti kanë biseduar… Continue reading Presidenti Bach u mirëprit nga kryeministri Kurti

Arritja e Thomas Bachut në Kosovë dhe mikpritja e mysafirëve

Presidenti i IOC, Thomas Bach, po e viziton Kosovën

I pari i sportit në botë, viziton për herë të dytë vendin tonë, derisa vizita e tij këtë herë bërë për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike. Bach u prit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.… Continue reading Presidenti i IOC, Thomas Bach, po e viziton Kosovën

Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar të enjten Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ligji parasheh lehtësira për investime në infrastrukturën sportive, përcakton formën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Organizativ, mënyrën e financimit dhe rolet e palëve të përfshira. Paraprakisht, Ligji ishte finalizuar ditë më parë në një takim të përbashkët ndërmjet Komitetit… Continue reading Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030