Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA)

Roli &
Misioni

Sipas Kodit të WADA-s (Agjencia Botërore e Anti-Dopingut), organizatat Kombëtare Anti-Doping (NADO) në këtë rast KosADA, është organizata/institucioni i përcaktuar nga vendi ose qeveria, si autoriteti kryesor në nivel kombëtar për programet anti-doping në nivel vendi. 

Kjo përfshinë:

– Miratimi dhe zbatimi i rregullave antidoping
– Planifikimi dhe zbatimi i edukimit antidoping
– Drejtimi i mbledhjes së mostrave, duke përfshirë trajnimin e personelit për mbledhjen e mostrave
– Kryerja e hetimeve
– Menaxhimi i rezultateve të testimit
– Kryerja e menaxhimit të rezultateve në nivel kombëtar

 

PARIMET DHE VLERAT E SPORTIT TË PASTËR

 

Programet anti-doping bazohen në vlerën e brendshme të sportit. Kjo vlerë e brendshme shpesh quhet “shpirti i sportit”: ndjekja etike e përsosmërisë njerëzore përmes përsosjes së përkushtuar të talenteve natyrore të çdo sportisti.

Programet anti-doping synojnë të mbrojnë shëndetin e sportistëve dhe të ofrojnë mundësinë për sportistët që të ndjekin përsosmërinë njerëzore pa përdorimin e substancave të ndaluara dhe metodave të ndaluara.

Programet anti-doping synojnë të ruajnë integritetin e sportit për sa i përket respektimit të rregullave, konkurrentëve të tjerë, konkurrencës së ndershme, kushteve të barabarta dhe vlerës së sportit të pastër për botën.

Fryma e sportit është kremtimi i shpirtit të njeriut, trupit dhe mendjes. Është thelbi i Olimpizmit dhe reflektohet në vlerat që gjejmë në dhe nëpërmjet sportit, duke përfshirë:

  • Shëndetin
  • Etikën, lojën e ndershme dhe ndershmërinë
  • Të drejtat e sportistëve të përcaktuara në Kodin Botëror Anti-Doping
  • Përsosmërinë në performancë
  • Karakterin dhe edukimin
  • Argëtimin dhe gëzimin
  • Punën ekipore
  • Dedikimin dhe përkushtimin
  • Respektimin e rregullave dhe ligjeve
  • Respektin për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë
  • Guximin
  • Komunitetin dhe solidaritetin

Fryma e sportit shprehet në mënyrën se si ne luajmë vërtetë.

Dopingu është thelbësisht në kundërshtim me frymën e sportit.

RAPORTO SHKELJEN E RREGULLIT ANTI-DOPING!

Na ndihmoni të mbrojmë sportistin e pastër dhe integritetin e sportit. Sa herë që dikush ndihmon me informacion mbi dopingun, ne i afrohemi edhe më afër sportit dhe garës së pastër dhe fair play për të gjithë.

Ne e dimë se paraqitja e informacioneve të ndjeshme është një vendim i madh – një vendim që nuk do ta merrnit lehtë. Ne e përshëndesim vendimin tuaj, për të marr guximin dhe bindjen e nevojshme për të ngritur shqetësimet rreth mashtrimit.


Ju keni zgjedhur të na besoni dhe ne e marrim këtë shumë seriozisht. Ky formular është një mënyrë e komunikimit konfidencial për ju që të raportoni aktivitetin që mendoni se bie ndesh me rregullat anti-doping.

Pavarësisht nëse vendosni të deklaroni identitetin tuaj ose jo, të na jepni ose jo informacionin tuaj të kontaktit, gjithçka që na tregoni në këtë formular është krejtësisht konfidenciale.

Kontakti

Created with Snap