+383 38 222 223 / [email protected]

KosADA mbajti ligjëratë për anti-dopingun për Federatën e Karatesë së Kosovës

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ndjekur nga afër seminarin për anti-doping, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Në seminar ka ligjëruar koordinatori i Agjencisë së Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA), që vepron në kuadër të KOK-ut, Bernard Tahirbegolli.

FKK po ashtu gjatë fundjavës mbajti edhe seminarin ndërkombëtar për gjyqtarë dhe trajnerë, të cilin e udhëhoqi i pari i gjyqtarëve të Federatës Botërore të Gjyqtarëve, Eduardo Javier Escalante.


Presidenti Krasniqi, që është edhe kryetar i FKK-së, ka vlerësuar lart mbajtjen e këtyre seminareve, duke inkurajuar të pranishmit që të shfrytëzojnë sa më mirë ato, në mënyrë që të marrin njohuritë më të mira.