Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka miratuar të enjten ligjin anti-doping, me të cilin krijohen kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë së Anti-Dopingut KosADA.
KosADA deri më tani ka vepruar në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Përgjegjësitë e KosADA-s janë:
– Testimin gjatë dhe jashtë garave;
– Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;
– Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;
– Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.
Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.