Ismet Krasniqit i besohet edhe një mandat në krye të lëvizjes olimpike

Ismet Krasniqi është rizgjedhur edhe për një mandate katër-vjeçar në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës. Për dallim nga Asambleja e Punës, të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore ishin 94 delegatë nga po aq sosh. Në mungesë të kundërkandidatit, asambleistët votuan me aklamacion për kandidaturën e Krasniqit, i cili më pas i falënderoi për mbështetjen e… Continue reading Ismet Krasniqit i besohet edhe një mandat në krye të lëvizjes olimpike

Novaza L.L.C., auditor i jashtëm i KOK-ut për ciklin olimpik 2025 – 2028

Asambleja e 9-të Zgjedhore e KOK-ut, ka zgjedhur edhe auditorin e jashtëm për ciklin olimpik 2025 – 2028. Ofertuesi më i lirë sipas thirrjes së KOK-ut ishte kompania Novaza L.L.C, e cila mori besimin e asambleistëve. Auditor i jashtë i KOK-ut në dy ciklet e kaluara ishte “Balluku & Zhaveli”, të cilët sipas statutit të… Continue reading Novaza L.L.C., auditor i jashtëm i KOK-ut për ciklin olimpik 2025 – 2028

Besim Hasani, emërohet President Nderi i KOK-ut

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është emëruar President Nderi i KOK-ut. Hasani ka udhëhequr lëvizjen olimpike në Kosovë për 25 vjet (1996 – 2021). Propozimi i presidentit Ismet Krasniqi dhe Bordit EKzekutiv të KOK-ut, u mirëprit unanimisht nga Asambleja e cila krahas aprovimit nderoi me duartrokitje në këmbë kontributin e ish-presidentit Hasani.… Continue reading Besim Hasani, emërohet President Nderi i KOK-ut

U mbajt Asambleja e Përgjithshme e Punës 2024 – u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2024, në të cilën janë aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Asambleja kaloi në frymë positive, pa ndonjë vërejtje nga asambleistët. Të pranishëm ishin 89 nga 94 asambleistë. Me shumicë votash janë miratuar: Procesverbali i Asamblesë së Përgjithshme 2023, raporti… Continue reading U mbajt Asambleja e Përgjithshme e Punës 2024 – u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS)

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv për Ciklin Olimpik 2021 – 2024 Eroll Salihu (futboll)Imer Beka (kikboks)Jeton Oruqi (pingpong)Korab Sejdiu (basketboll)Visar Alimehaj (volejboll)Ilir Krasniqi (peshëngritja)Fisnik Salihu (golf)Jehona Shyti (lundrim)Armend Krasniqi (kërling).

Komisioni i Arbitrazhës Sportive (KAS) përbëhet nga nëntë anëtarë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka edhe Komisionin për Arbitrazh Sportiv (KAS). KAS-i përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët janë zgjedhur pas votimit me aklamacion në Asamblenë e fundit Zgjedhore. Komisioni i Arbitrazhit Sportiv:1.    Eroll Salihu2.    Bujar Turjaka3.    Besnik Jashanica4.    Luljeta Shala5.    Njazi Berisha6.    Hasim Rushiti7.    Fitim Fazlija8.    Latif Demolli9.    Ymer Berisha

“Balluku & Zhaveli”, auditor i jashtëm i KOK-ut për Ciklin Olimpik 2021 – 2024

Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ka zgjedhur edhe auditorin për Ciklin Olimpik 2021 – 2024. Auditor u zgjodh kompania “Balluku & Zhavelli”, e cila sipas Komisionit për Zgjedhjen e Auditorit të Jashtëm dhe Bordit Ekzekutiv të kaluar, kishte pasur ofertën më të lirë. Në tenderin e publikuar në uebfaqen e KOK-ut,… Continue reading “Balluku & Zhaveli”, auditor i jashtëm i KOK-ut për Ciklin Olimpik 2021 – 2024

“Balluku & Zhaveli”, auditor i jashtëm i KOK-ut për Ciklin Olimpik 2017 – 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka edhe auditorin e jashtëm, i zgjedhur në Asamblenë e fundit zgjedhore të KOK-ut. Kompania “Balluku & Zhaveli” është zgjedhur për auditor të jashtëm pas hedhjes në votim në Asamblenë e fundit Zgjedhore. Ajo mori të gjitha votat. Kompania tjetër konkurruese ishte “Audit Group SHPK”, që kishte ofruar çmim më të… Continue reading “Balluku & Zhaveli”, auditor i jashtëm i KOK-ut për Ciklin Olimpik 2017 – 2020

Ismet Krasniqi zgjedhet president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës

Ismet Krasniqi është zgjedhur president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, në Asamblenë e 8-të Zgjedhore të mbajtur mbrëmë në Hotel Emerald në Prishtinë. Krasniqi ftoi me 53 vota, kundrejt dy kundërkandidatëve të tij, Besim Hasanit, që mori 41 vota dhe Linda Shala 11 sosh. Krasniqi, që është kryetar i Federatës së Karatesë së… Continue reading Ismet Krasniqi zgjedhet president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës