+383 38 222 223 / [email protected]

“Balluku & Zhaveli”, auditor i jashtëm i KOK-ut për Ciklin Olimpik 2017 – 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka edhe auditorin e jashtëm, i zgjedhur në Asamblenë e fundit zgjedhore të KOK-ut.

Kompania “Balluku & Zhaveli” është zgjedhur për auditor të jashtëm pas hedhjes në votim në Asamblenë e fundit Zgjedhore. Ajo mori të gjitha votat.

Kompania tjetër konkurruese ishte “Audit Group SHPK”, që kishte ofruar çmim më të lartë.


“Balluku & Zhaveli” do të jetë auditor i jashtëm për periudhën 2017 – 2020.