Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani priti delegacionin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, pas suksesit në Santa Susanna të Spanjës

10.05.2018 16:02:42

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur të enjten delegacionin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK), të prirë nga kryetari Esat Lata dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha, pas suksesit të arritur javën e kaluar në Kampionatin Evropian të IFBB-së, të mbajtur në Santa Sussana të Spanjës.
Mysafirët shoqëroheshin nga garuesit Besart Maxharraj, i cili zuri vendin e katërt në kategorinë +100 kg, dhe Edona Luta, e cila u rendit e pesta në Woman Body Fitness.
Presidenti Hasani përgëzoi drejtuesit e federatës dhe vetë garuesit për suksesin e arritur, duke iu uruar atyre suksese edhe në garat e ardhshme.
Nga ana tjetër, kryetari i FBBFK-së, Esat Kata, tha se federata që ai drejton do të mundohet t’i sjell sa më shumë medalje vendin tonë.
Edhe garuesit, Maxharraj dhe Luta, falënderuan presidentin Hasani për pritjen, duke premtuar se në kampionatet e ardhshme do të arrijnë suksese edhe më të mëdha.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0