+383 38 222 223 / [email protected]

Distria Krasniqi, mbretëresha e Evropës

Distria Krasniqi është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.


Kampionia olimpike, shënoi katër fitore, në kategorinë -52 kg, ndërsa në finale mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida.



Është kjo medalja e gjashtë evropiane e Disit si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.



Ajo mori edhe 700 pikë olimpike në rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.


Flaka Loxha u ndal në raundin e dytë të kategorisë -57 kilogramë.


Urime Krasniqit, trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.