Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani priti drejtuesit e organizatës “Handicap Students of Kosova”

06.11.2019 11:00:29

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur drejtuesit e organizatës “Handicap Students of Kosova”, Leonor Berisha, drejtor ekzekutiv, Edosina Deliu, zëvendësdrejtoreshë dhe Gentrit Zeqiri, koordinator.
Presidenti Hasani duke i përgëzuar për punën që po bënë kjo organizatë, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në aktivitete të përbashkëta sportive.
Drejtuesit e kësaj organizate falënderuan presidentin Hasani për pritjen dhe përkrahjen e ofruar.
Gjatë bashkëbisedimit u konstatua se duhet të bëhet më shumë për përshtatjen e infrastrukturës sportive në Palestra për personat me aftësi të kufizuara.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018