Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK organizoi takim me shoqata të shumta në Ditën Ndërkombëtare për Persona me Aftësi të Kufizuara

03.12.2018 17:09:28

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Paralimpik të Kosovës organizuan të enjten (3 dhjetor) pritje për shoqatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara në Ditën Ndërkombëtare për Persona me Aftësi të Kufizuara.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha, pritën Organizatat: Syndrom Down, Forumi Kosovar për Aftësi të Kufizuara (FKAK), Shoqata e të Verbëve, Shoqata e Autizmit, Federata e të Verbërve të Kosovës, Olimpiada Speciale, Handikos Kosova dhe OPFAKOS, përfaqësuesit e të cilave falënderuan presidentin Hasani për pritjen dhe idenë e takimit në këtë ditë të veçantë.
Presidenti Hasani duke i uruar shoqatat për këtë ditë, tha se kemi vendos moton e këtij takimi “Reflektim”, në mënyrë që së bashku të reflektojmë për një bashkëpunim edhe më të frytshëm, duke nisur nga aktivitete të përbashkëta prej vitit 2019 e më të tutje. I pari i KOK-ut shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me kapacitetet që posedon KOK-u.
Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomëza Emini, duke falënderuar KOK-un për mbështetjen dhe bashkëpunimin kërkoi të rritet bashkëpunimi me shoqatat, derisa zbuloi se në Asamblenë e Ardhshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar do të dërgojnë kërkesën për anëtarësim.
Bujar Kadriu, kryetar i FKAK-së, kërkoi që të gjithë së bashku t’i bashkohen motos reflektim, në mënyrë që së bashku të fuqizojnë edhe rolin e Komitetit Paralimpik të Kosovës.
Sebahate Beqiri nga Syndrom Down, tha se gjendja e personave me aftësi të kufizuara nuk është e mirë, derisa bëri thirrje për reflektim edhe ndaj notares, Medina Surdulli, e cila ishte e pranishme. Sipas Beqirit, Medina është përkrahur financiarisht nga MKRS, duke përfituar edhe bursë, por mosha e saj ka bërë që ajo tani mbështetësin e vetëm ta ketë familjen.
Reflektim kërkuan edhe Daut Tishuku nga Shoqata e të Verbërve dhe Drita Dushi nga Olimpiada Speciale, ndërsa Ajan Saraqi nga Handikos Kosova kërkoi të bëhet sa më parë Liga e Basketbollit për persona me karroca.
Gjatë diskutimeve të shumta të të gjithë përfaqësuesve të shoqatave u vendos të themelohen klube dhe federata për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të funksionin nën ombrellën e Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe Komitetit Olimpik Special.  Takimi i ardhshëm, sërish në zyret e KOK-ut, do të mbahet më 25 dhjetor 2018.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0