Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 32-të e BE të KOK-ut

05.04.2019 15:06:59

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 32-të, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund t’i gjeni vendimet e dala:

-    U vlerësua lart organizimi i ceremonisë Laureatët 2018
-    U miratua unanimisht raporti financiar për TM4 i vitit 2018, si dhe raporti financiar për vitin 2018
-    U konstatua se përgatitjet për Festivalin Olimpik Parafillor, që mbahet më 12 prill në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, po ecin sipas dinamikës së paraparë. Në Festival do të marrin pjesë 2700 fëmijë të 52 institucioneve parafillore të Prishtinës.
-    U vendos që Konferenca e Dytë për Mjekësinë Sportive të mbahet më 3 maj në Hotel Sëiss Diamond. Në konferencë do të marrin pjesë mjekë ndërkombëtarë të spitaleve me renome në Turqi, Austri, Slloveni, Shqipëri etj, si dhe mjekë vendorë.
-    U diskutua për caktimin e kritereve për dërgimin e trajnerëve të federatave në shkollim ose kampe jashtë vendit
-    U diskutua për listën e sportistëve që pritet të marrin pjesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Deri më tani, KOK ka dy ftesa të konfirmuara, për boksieren Donjeta Sadiku dhe pingpongistin, Fatih Karabaxhaku. Në javët e ardhshme pritet të konfirmohet pjesëmarrja e garuesve tjerë.
-    U vendos që në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, ekipi Olimpik i Kosovës të paraqitet me një ekip të gjerë.
-    U diskutua për përgatitjet për Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit, që pritet të mbahet më 6 qershor 2019
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Mbledhja e 22 e BE te KOK