Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 25-të e BE të KOK-ut

20.11.2018 15:54:58

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 25-të të saj, në të cilën u shqyrtuan pika të shumta të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
-    U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut për vitin 2018 të mbahet më 21 dhjetor 2018
-    U konstatua se përgatitjet për Festivalin Dimëror Evropian për të rinj (EYOF), Sarajeva 2019, po shkojnë sipas planit të paraparë. U vendos të dërgohen sportistët tanë në përgatitje jashtë vendit. Skitarët do të përgatiten në Kollashin të Malit të Zi.
-    U diskutua për Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë. Sipas kërkesës së organizatorit u vendos të dërgohet një listë e gjerë, e cila më pas do të zvogëlohet. Edhe sportistët, edhe ekipet duhet të kalojnë në procesin kualifikues për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane.
-    Moduli i pestë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC1) do të mbahet më 14, 15 dhe 16 dhjetor 2018.
-    Gala mbrëmja me rastin e 4-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar do të mbahet më 9 dhjetor 2018.
-    Konferenca Media dhe Sporti do të mbahet më 28 dhjetor 2018.
-    U vendos të njihet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Taekwondosë së Kosovës dhe organet e zgjedhura drejtuese.
-    BE i pranoi përkohësisht si anëtar të KOK-ut, dy federatat e reja, të Badmintonit dhe Muay Thait. Vendimi për anëtarësim me të drejta të plota ose jo, merret në Asamblenë e Punës së KOK-ut për vitin 2018.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Mbledhja e 22 e BE te KOK