Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ekipi Olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF Sarajeva 2019

10.02.2019 22:43:38

Ekipi Olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) "Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019".
Ceremonia hapëse u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin Olimpik "Asim Ferhatoviq Hasa" të Sarajevës, në të cilin 35 vjet më parë u hapën Lojërat Olimpike Dimërore “Sarajeva 1984”.
Flamurin e Kosovës e barti skitarja 16-vjeçare, Klea Vrella. Krahas Vrellës, Ekipi Olimpik i Kosovës gjatë parakalimit përbëhej edhe nga: Elba Kokaj (skitare), Feim Kollçaku (trajner), Egzon Agani (trajner), Jeton Rudari (shef i misionit) dhe Kushtrim Krasniqi (zyrtar për media). Vendi ynë po përfaqësohet në EYOF me të dy skitaret, Klea Vrella dhe Elba Kokaj.
Hapjen zyrtare të EYOF-it, para rreth 20 mijë tifozëve dhe 1600 sportistëve nga 46 shtete të Evropës, e bënë presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq, si dhe drejtuesit e shtetit boshnjak dhe qytetit të Sarajevës.
Më pas ceremonia u përshkrua me koreografi madhështore, të përcjellura me fishekzjare.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0