+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mobilizim i madh në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Komuna, federata sportive, klube dhe sportistë të shumtë i janë bashkuar kampanjës së organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport” me letër të bardhë, në shënimin e 6 prillit – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunat e Pejës, Istogut, Drenasit, Kaçanikut dhe Lipjanit mblodhën fëmijë të shumtë… Continue reading Mobilizim i madh në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova – “Laureatët e Vitit 2021”

Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, të organizuar të enjten mbrëma në Hotel Emerald në Prishtinë. Kampionia olimpike, Krasniqi, u shpall “Sportistja e Vitit”, ndërsa kampioni i Evropës, Gjakova, “Sportisti i Vitit”. Krasniqit, çmimin ia ndau presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, nënpresidenti Gazmend Maxhuni… Continue reading Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova – “Laureatët e Vitit 2021”

U mbyll Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin

Është mbyllur të enjten Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP), konkretisht Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), Universitetin e Tiranës (UT) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Konferenca dyditore mblodhi profesorë dhe… Continue reading U mbyll Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin

Mbi shtatë mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2021

Mbi shtatë mijë fëmijë nga 16 komuna të Kosovës kanë shënuar sot 23 Qershorin – Ditën Olimpike 2021. Aktivitetet kryesore u mbajtën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fëmijët zhvilluan vrapim 60 metërsh, ndërsa në orët e pasdites fëmijë tjerë zhvilluan disiplina të ndryshme të atletikës. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, në fjalën e… Continue reading Mbi shtatë mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2021

KOK dhe TPK shënuan Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit. Krahas drejtuesve të KOK-ut dhe TPK-së, në aktivitetin e organizuar në hapësirën e Spitalit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), morën pjesë drejtuesit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Spitalit… Continue reading KOK dhe TPK shënuan Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit