+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mijëra fëmijë shënuan sot Ditën Olimpike 2022

Mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kanë shënuar sot edicionin e 11-të të Ditës Olimpike, që njëherit shënoi përfundimin e Javës Olimpike 2022 të nisur më 13 qershor 2022. Komunat e Prishtinës, Gjilanit, Podujevës, Obiliqit dhe Hanit të Elezit, e kanë shënuar këtë ditë sot në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit… Continue reading Mijëra fëmijë shënuan sot Ditën Olimpike 2022

KOK fitoi turneun e Ditës Olimpike 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar turneun e futbollit të madh, të organizuar për nderë të Ditës Olimpike 2022. KOK në finale mundi Veteranët e Futbollit, 5:4 pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues (0:0). Pjesëmarrëse në turneun që u zhvillua në stadiumin “Ibrahim Gashi” në Taukbahqe të Prishtinës, ishin edhe ekipet… Continue reading KOK fitoi turneun e Ditës Olimpike 2022

Aktivitete të shumta organizohen në kuadër të Javës Olimpike 2022

Me konferencën për media të mbajtur sot është hapur edhe zyrtarisht Java Olimpike 2022, në të cilën do të organizohen aktivitete të shumta. Java Olimpike mbahet prej 13 deri më 17 qershor. Në ditën e fundit, të premten është paraparë të organizohen aktivitete në 26 komuna, ku të njëjtën ditë shënohet Dita Olimpike. Presidenti i… Continue reading Aktivitete të shumta organizohen në kuadër të Javës Olimpike 2022

KOK shënoi Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, u mboll Pema Olimpike 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar traditën e shënimit të 5 Qershorit – Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit. Për shkak të aktiviteteve të Komunës, që pritet të mbahen të dielën, KOK shënoi këtë ditë sot, me aktivitetet e organizuara në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Presidenti i KOK-ut, që bëri hapjen e aktivitetit, inkurajoi… Continue reading KOK shënoi Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, u mboll Pema Olimpike 2022

Me aktivitete të shumta u përmbyll kampanja me letër të bardhë

Aktivitete të shumta janë organizuar sot me rastin e mbylljes së kampanjës me letër të bardhë, të nisur më 6 prill, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim. Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizoi aktivitete me fëmijë 5-vjeçarë nga institucionet parashkollore, të cilat u mbajtën në… Continue reading Me aktivitete të shumta u përmbyll kampanja me letër të bardhë

Mobilizim i madh në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Komuna, federata sportive, klube dhe sportistë të shumtë i janë bashkuar kampanjës së organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport” me letër të bardhë, në shënimin e 6 prillit – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunat e Pejës, Istogut, Drenasit, Kaçanikut dhe Lipjanit mblodhën fëmijë të shumtë… Continue reading Mobilizim i madh në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova – “Laureatët e Vitit 2021”

Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, të organizuar të enjten mbrëma në Hotel Emerald në Prishtinë. Kampionia olimpike, Krasniqi, u shpall “Sportistja e Vitit”, ndërsa kampioni i Evropës, Gjakova, “Sportisti i Vitit”. Krasniqit, çmimin ia ndau presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, nënpresidenti Gazmend Maxhuni… Continue reading Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova – “Laureatët e Vitit 2021”

U mbyll Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin

Është mbyllur të enjten Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP), konkretisht Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), Universitetin e Tiranës (UT) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Konferenca dyditore mblodhi profesorë dhe… Continue reading U mbyll Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin

Mbi shtatë mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2021

Mbi shtatë mijë fëmijë nga 16 komuna të Kosovës kanë shënuar sot 23 Qershorin – Ditën Olimpike 2021. Aktivitetet kryesore u mbajtën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fëmijët zhvilluan vrapim 60 metërsh, ndërsa në orët e pasdites fëmijë tjerë zhvilluan disiplina të ndryshme të atletikës. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, në fjalën e… Continue reading Mbi shtatë mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2021

KOK dhe TPK shënuan Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit. Krahas drejtuesve të KOK-ut dhe TPK-së, në aktivitetin e organizuar në hapësirën e Spitalit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), morën pjesë drejtuesit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Spitalit… Continue reading KOK dhe TPK shënuan Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit