Ekipi olimpik i Kosovës mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangëon 2024.
Kosova u përfaqësua me dy skitarët e skijimit alpin, Lirika Deva dhe Klos Vokshi.
Lirika në disiplinën e sllallomit të madh zuri vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet. Është ky rezultati më i mirë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.
Në disiplinën e sllallomit, ajo pati paraqitje edhe më të mirë, duke përfunduar në vendin e 27-të nga 79 garuese, me ç’rast 34 dolën nga shtegu.
Klos Vokshi garoi në sllallom të madh, ku fati nuk ishte me të, pasi shkaku i një gabimi doli nga shtegu në lëshimin e dytë. Ai pësoi lëndim që ia pamundësoi të garojë në disiplinën e sllallomit.
Vokshi e Deva ishin edhe bartës të flamurit tonë në ceremoninë hapëse, të mbajtur më 19 janar 2024.
Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
- Rezultatet e sportistëve tanë në LOD për të rinj Gangwon 2024
Emri dhe mbiemri | Sporti | Disiplina | Rezultati |
Lirika Deva | Skijim alpin | Sllallom i madh | 31/79 |
Lirika Deva | Skijim alpin | Sllallom | 27/79 |
Klos Vokshi | Skijim alpin | Sllallom i madh | DNF |
Shteti
Korea e Jugut
Data e Lojërave
19 janar – 01 shkurt 2024
Numri i sportistëve
1900
Mosha
15-18
Shtete pjesëmarrëse
78
FOTO












