+383 38 222 223 / [email protected]

Kryeministri Albin Kurti vizitoi KOK-un

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.


Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti dhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi.


Presidenti Krasniqi falënderoi kryeministrin Kurti për angazhimin e tij në mbështetje të sportit dhe sportistëve, si dhe përkushtimin për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.



Kryeministri Kurti, përgëzoi drejtuesit e KOK-ut për zyret e reja, derisa vlerësoi punën dhe të arriturat e KOK-ut, me theks të veçantë rezultatet e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëunimit në arritjen e qëllimit për marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, për çka presidenti Krasniqi falënderoi kryeministrin për mbështetjen e fuqishme.


U dakordua edhe për bashkëpunim në rrugën drejt prezantimit sa më të mirë edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.