+383 38 222 223 / [email protected]

Katër medalje të fituara në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023


Katër medalje të fituara, një e artë, dy të argjendta dhe një e bronztë, është bilanci i ekipit të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, të mbajtura prej 28 korrik deri më 6 gusht 2023 në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë.


Medaljen e artë e fitoi xhudisti Shpat Zekaj, në kategorinë deri në 100 kilogram.



Medaljen e argjendtë e fituan dy atletët, Muhamet Ramadani në hedhjen e gjylës dhe Gresa Bakraqi në vrapim 3000 metra me pengesa.


Xhudisti tjetër, Dardan Cena, u stolis me medaljen e bronztë, kategoria -73 kg.


Ekipi ynë u përfaqësua me gjashtë sportistë. Dy të tjerët ishin pingpongistët Alma Mehmeti dhe Fatih Karabaxhaku, të cilët suksesin më të madh e patën arritjen deri në çerekfinale, disiplina individuale.