Pas rreth 15 orësh udhëtim me autobus nga Prishtina, përmes relacionit Beograd dhe Zagreb, ekipi olimpik i Kosovës për të rinj, ka arritur në Maribor të Sllovenisë, ku prej nesër e deri më 29 korrik 2023 do të mbahet Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj EYOF Maribor 2023.
Ekipi u mirëprit nga shefi i misionit, Jeton Rudari.
✅Pas rreth 15 orësh udhëtim me autobus🚌 nga Prishtina, përmes relacionit Beograd dhe Zagreb, ekipi olimpik i 🇽🇰 për të rinj, ka arritur në Maribor të Sllovenisë, ku prej nesër e deri më 29 korrik 2023 do të mbahet Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj #EYOF2023 pic.twitter.com/HKgRdDla57
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) July 22, 2023
Sportistët tanë do të nisin nesër garat me sportin e tenisit.
Vendin tonë do ta përfaqësojnë 19 sportistë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit.

