Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë, është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023.
Në parakalimin e ekipit tonë, flamurin e bartën, xhudistja Laurina Gashi dhe notari, Arion Budima.
Festivali do të zgjatë deri më 29 korrik, ndërsa pjesëmarrëse janë 48 shtete me mbi tre mijë sportistë të moshave 14-18 vjeç.
Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë, është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj #EYOF2023
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) July 23, 2023
🇽🇰Në parakalimin e ekipit tonë, flamurin e bartën, xhudistja Laurina Gashi dhe notari, Arion Budima.#openingceremony pic.twitter.com/GslsJ6MLFj
Kosova po përfaqësohet me 19 sportistë të pesë sporteve: xhudo, atletikë, not, tenis dhe çiklizëm.












