+383 38 222 223 / [email protected]

Ekipi ynë i të rinjve arriti në Maribor

Pas rreth 15 orësh udhëtim me autobus nga Prishtina, përmes relacionit Beograd dhe Zagreb, ekipi olimpik i Kosovës për të rinj, ka arritur në Maribor të Sllovenisë, ku prej nesër e deri më 29 korrik 2023 do të mbahet Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj EYOF Maribor 2023.


Ekipi u mirëprit nga shefi i misionit, Jeton Rudari.


Sportistët tanë do të nisin nesër garat me sportin e tenisit.


Vendin tonë do ta përfaqësojnë 19 sportistë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit.