+383 38 222 223 / [email protected]

Tenistët i mbyllin garat pa ndonjë fitore

Tenistët tanë kanë mbyllur garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023.

Asnjëri nga katër tenistët tanë nuk arritën të shënojnë ndonjë fitore, ose të fitojnë ndonjë set.

Paraqitje deri diku të mirë pati Salidin Rama, i cili u mund nga danezi Bruhn Mads, 6:3 dhe 7:6.

Ervin Doli, pësoi humbje 2:0 në sete (6:0, 6:0) nga izraeliti, David Morag, ndërsa Meldina Mislimi u mund nga Talita Giardi e San Marinos 2:0 (6:1, 6:0).

Altea Hajrizi pësoi humbje nga Johana Corciova e Austrisë, 6:1 dhe 6:3 në sete.

Në çifte, Rama – Doli dhe Hajrizi – Misini, Kosova në të dyja konkurrencat u përballë me Gjermaninë, dhe në të dyja pësoi humbje të njëjtë 2:0 në sete (6:1, 6:0).