LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE PËR TË RINJ GANGWON 2024

Ekipi olimpik i Kosovës mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangëon 2024.


Kosova u përfaqësua me dy skitarët e skijimit alpin, Lirika Deva dhe Klos Vokshi.


Lirika në disiplinën e sllallomit të madh zuri vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet. Është ky rezultati më i mirë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.


Në disiplinën e sllallomit, ajo pati paraqitje edhe më të mirë, duke përfunduar në vendin e 27-të nga 79 garuese, me ç’rast 34 dolën nga shtegu.


Klos Vokshi garoi në sllallom të madh, ku fati nuk ishte me të, pasi shkaku i një gabimi doli nga shtegu në lëshimin e dytë. Ai pësoi lëndim që ia pamundësoi të garojë në disiplinën e sllallomit.


Vokshi e Deva ishin edhe bartës të flamurit tonë në ceremoninë hapëse, të mbajtur më 19 janar 2024.


Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

  • Rezultatet e sportistëve tanë në LOD për të rinj Gangwon 2024
Emri dhe mbiemriSportiDisiplinaRezultati
Lirika DevaSkijim alpinSllallom i madh31/79
Lirika DevaSkijim alpinSllallom27/79
Klos VokshiSkijim alpinSllallom i madhDNF


Shteti

Korea e Jugut


Data e Lojërave
19 janar – 01 shkurt 2024


Numri i sportistëve

1900


Mosha

15-18


Shtete pjesëmarrëse

78


LINKU

FOTO