Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë doli i 54-ti prej 79 garuesve. Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.

Në disiplinën e njëjtë, dje garoi Lirika Deva e cila doli e 31-ta.
Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj Gangwon 2024.

