Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 21-të, të parën për vitin 2023, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:
U miratua raporti i komisionit të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023
U përcaktuan kriteret për mbështetjen financiare të përgatitjeve të bursistëve olimpikë Paris 2024, bazuar në kategoritë e tyre.
U përzgjodhën trajnerët përfitues të bursave olimpike nga KOK-u
U miratua Plani Strategjik i KOK-ut 2023 – 2028.
U diskutua për përgatitjet e organizimit të ceremonisë së shpalljes së Laureatëve 2022
U diskutua për përgatitjet për Asamblenë e Punës së KOK-ut, e cila do të mbahet më 31 mars 2023
U miratua rregullorja e komisionit të sportit
U miratua rregullorja e këshillit mbikëqyrës.
BE diskutoi edhe kërkesa tjera të drejtuara KOK-ut.