+383 38 222 223 / [email protected]

Vendimet e mbledhjes së 22-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 22-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Më poshtë janë vendimet e marra:

-U miratua lista e komisionit për shpalljen e Laureatëve të Vitit 2022. Ceremonia e shpalljes së laureatëve do të mbahet më 25 shkurt 2023 në ambientet e Klan Arena, me fillim në ora 19:30.


U miratua raporti i komisionit të ankesave për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023.

U miratua raporti për rritjen e bursave olimpike Paris 2024, si dhe numri i ditëve për përgatitje, shpenzimet e të cilave do të mbulohen nga KOK-u.

U miratua lista prej 31 bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të mbështeten nga KOK-u. Për dallim nga viti i kaluar, numri i bursistëve është rritur në gjashtë.

Bordi u njoftua për mbështetjen e fituar në IOC për dërgimin e sportistëve në gara kualifikuese për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Gangwon 2024”.

Bordi u njoftua për aplikimin e KOK-ut në Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Avancuar të Trajnerëve (ICECP) për edicionin 2023 – 2024.