
Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, të cilat do të mbahen në Poloni deri më 2 korrik 2023.
Rreth 30 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë parakaluan nga ekipi ynë.
Flamurin tonë e mbajtën, boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani.
Ceremonia u hap nga drejtues të shtetit të Polonisë, derisa me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i EOC-ut, Spiros Capralos, ndërsa me një mesazh erdhi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Kosova përfaqësohet me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.

