+383 38 222 223 / [email protected]

Shenjëtari, Sahiti, doli i 31-ti

Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Me 568 pikë, shenjëtari ynë doli i 31-ti nga 36 garues, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

Ai mblodhi në total 568 pikë.

Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera.

Garën e tij nga afër e ndjeki edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Agron Mala.