+383 38 222 223 / [email protected]

Donjeta Sadiku e pesta, Shpetim Bajoku i nënti, boksierët tjerë u ndalën në luftën e parë

Donjeta Sadiku ka shënuar suksesin më të madh nga boksierët, por edhe gjithë sportistët tanë në Lojërat Evropiane Krakoë dhe Malopolska 2023.


Boksierja jonë u rendit e pesta në kategorinë deri në 60 kilogramë.


Ajo shënoi dy fitore. Së pari mundi Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Në raundin e dytë eliminoi zviceranen Anna Jeni, ndaj së cilës ishte bindshëm më e mirë.


Në çerekfinale, Donjeta pësoi humbje nga francezja, Estelle Mosselly, medaliste e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016.


Sadiku humbi edhe mundësinë për të fituar nomrnë olimpike Paris 2024. Sa i përket normës, i mbeten dy mundësi të tjera, në turnet kualifikues të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Shpejtim Bajoku përfundoi i nënti, me një fitore të realizuar, ndërsa u ndal në 1/16 e finales, të kategorisë deri në 63.5 kg.


Boksierët tjerë, Bashkim Bajoku (-51 kg), Patriot Behrami (-71 kg), Altin Shala (-80 kg), Taulant Jakupi (-92 kg), Shpejtim Shabani (+92 kg), u ndalën në luftën e parë.