Tekbollisti Adrien Uka ka befasuar me paraqitjen e tij në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.
Uka kaloi me sukses fazën e grupit G, ku doli i pari. Ai fillimisht mundi 2:0 në sete kroatin Batalo, ndërsa në ndeshjen e dytë, triumfoi ndaj ukrainasit, Usychenko, 2:1 në sete.
Me dy fitore, Adrieni hyri në tetë më të mirët, ku në çerekfinale pësoi humbje 2:0 në sete nga francezi, Hugo Rabeux.
Tekbolli u paraqit edhe në ekipore, të cilin e përbënin Uka dhe Krenar Emini. Ekipi ynë nuk kaloi fazën e grupeve, pasi u mund 2:1 nga Mali i Zi dhe 2:0 nga Hungaria.
Sporti i tekbollit u paraqit për herë të parë në një edicion të Lojërave Evropiane.