+383 38 222 223 / [email protected]

Mbyllen Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023


Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershor deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe  dhe Malopolskasë së Polonisë. 

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer.


Flamurin tonë në ceremoninë mbyllëse e mbajti kajakuesi, Lorand Gjoshi.

Për herë të parë, ekipi i Kosovës mbylli Lojërat pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka.

Ekipi ynë u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.