+383 38 222 223 / [email protected]

KOK organizoi punëtorinë e radhës për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit

Në kuadër të projektit “Komitetet Olimpike të Evropës po i afrohen neutralitetit të karbonit (OCEAN)”, udhëheqëse e të cilit është zyra e Komitetit Olimpik të Evropës, KOK ka organizuar punëtorinë e radhës për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit.

Këtë herë, vijues të punëtorisë ishin përfaqësuesit e federative sportive, anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Kosovës dhe përfaqësues të zyrës “Erasmus +” në Kosovë.

Ligjërues ishin Ben Dida dhe Gjakush Çapari nga organizata “Climate Awareness Association”, të cilët mbajtën punëtorinë “Climate Fresk”, financuar nga Ambasada e Francës.

Iniciativa të tilla do të organizohen në vijim edhe nga KOK-u, si nismë për  edukimin dhe vetëdijësimin e popullatës në mbrojtjen e ambientit.