Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS)

Misioni &
Parimet

Misioni i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv është zgjidhja e mosmarrëveshjeve/konflikteve në fushën e sportit nëpërmjet arbitrazhit. KAS e ushtron këtë funksion me anën e dhënies së vendimeve të Arbitrazhit, të cilat janë të njohura nga legjislacioni në fuqi i Republikës së Kosovës dhe kanë të njëjtën forcë ligjore dhe zbatueshmëri, sikur të ishte një gjykatë shtetërore.

 

KAS ka funksion të ndihmojë palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre në mënyrë miqësore, nëpërmjet “ndërmjetësimit”, si dhe dhënies së “opinioneve” dhe “këshillave” për këtë qëllim, mbi çdo çështje të së drejtës që rregullon sportin apo zhvillimin e sportit.

KAS i ushtron funksionet e tij të lartëpërmendura, duke respektuar parimet e pavarësisë, konfidencialitetit dhe paanshmërisë.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv për Ciklin Olimpik 2025 – 2029

Kryetar/e

Jehona Shyti

Sekretar i përgjithshëm

Ramiz Shala

Nënkryetar

Armend Krasniqi

Anëtarë

Fisnik Salihu
Bashkim Preteni

Korab Sejdiu
Mehdi Uka

Rregullore e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)