+383 38 222 223 / [email protected]

Rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, gjashtë federata në kategorinë A

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, bazuar në Rregulloren Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregulloren Nr.05/2018 për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve, të nxjerra nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Pas dy javësh shqyrtimi të dokumentacioneve të të gjitha federatave, komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ka kategorizuar 29 federata, ndërsa dy të tjera mbetën jashtë kategorizimit.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi lartë punën profesionale të komisionit, derisa shtoi se kategorizimi po bëhet sipas standardeve të larta dhe një veprim i tillë Kosovën e rendit tek vendet e avancuara përsa i takon financimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njëherit kryetar i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, theksoi se gjatë vitit të kaluar është bërë plotësim ndryshimi i rregullores dhe rregullorja e re, e cila është më e lehtë dhe më e qartë në vlerësimin e kritereve.



Ai theksoi se komsioni ka hasur në vështirësi në dokumentacionin e sjellur nga federatat, por pavarësisht kësaj komisioni ka bërë punë profesionale. I pyetur nga gazetarët sqaroi ngritjen e karatesë, e cila ka ardhur pas ndryshimeve të rregullores dhe llogaritjes së medaljes së bronztë të Herolind Nishevcit të fituar në vitin 2016.

Sipas Haxhijajt, badmintoni nuk u kategorizua shkaku i themelimit të vonshëm dhe mos licencimit nga MKRS, ndërsa minigolfi për shkak të numrit të vogël të sportistëve dhe mos zhvillimit të garave gjatë vitit 2018. I pranishëm në konferencë ishte edhe nënpresidenti, Gazmend Maxhuni, njëherit anëtar i komisionit.

Në bazë të rezultateve, në kategorinë A ndodhen: Xhudo, karate, futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ndërsa në kategorinë B janë: atletika, noti, sporti shkollorë, skitaria dhe pingpongu.

14 federata përbëjnë kategorinë C si: tenisi, mundja, boksi, taekëondo, gjimnastika, shahu, shenjëtaria sportive, shigjetaria, bodybuildingu, çiklizmi, peshëngritja, boulingu, aeronautika dhe autosportet. Në kategorinë e fundit, D janë: Sporti Universitar, kickboxi, bjeshkataria dhe Federata Sportive e Punëtorëve.

Në kategorizimin e sportistëve kanë hyrë 15 sportistë, prej tyre tetë nga xhudoja dhe pesë nga karate, derisa prinë kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi me 100 pikë. Trajneri i xhudos, Driton Kuka i prinë listës së trajnerëve me 177.50 pikë, i pasuar nga Shqipe Zogiani (karate) me 55 pikë.

Ky është viti i dytë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. KOK i dërgon rekomandimin me rezultate Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, e cila bazuar në vlerësimin e pikëve dhe kategorive do të caktojë shumën për financim të federatave, sportistëve dhe trajnerëve.

Më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve, të ndara në kategori:

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019
 
        Emri i Federatës
 
                  KATEGORIA A                   2019 (pikët)
 
Federata e Xhudos e Kosovës                 86.2 pikë
Federata e Karatesë e Kosovës               86
Federata e Futbollit të Kosovës               81.35
Federata e Basketbollit të Kosovës          73.08
Federata e Hendbollit të Kosovës            72.28
Federata e Volejbollit të Kosovës             71.67
 
 
                 KATEGORIA B
 
Federata e Atletikës  të Kosovës            63.416
Federata e Notit të Kosovës                   54.086
Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës  54
Federata e Skitarisë të Kosovës             53.64
Federata e PingPongut të Kosovës         51.76
 

          KATEGORIA C
 
Federata e Tenisit të Kosovës              49.57
Federata e Mundjes të Kosovës           47.89
Federata e Boksit të Kosovës              46.43
Federata e Taekwondosë të Kosovës    44.26
Federata e Gjimnastikës së Kosovës    43.69
Federata e Shahut të Kosovës             41.65
Federata e Shenjëtarisë Sportive         40.93
Federata e Shigjetarisë së Kosovës      40.865
Federata e Bodybuildingut                  38.91
Federata e Çiklizmit të Kosovës           38.2
Federata e Peshëngritjes të Kosovës    36.37
Federata e Boulingut të Kosovës          35.04
Federata e Autosporteve të Kosovës    31.51
Federata e Aeronautikes të Kosovës    30.94
 

               KATEGORIA D
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës  28.57
Federata e Kickboxit të Kosovës                    27.21
Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës             24.61
Federata e Punëtorëve Sportiv të Kosovës     20.88

Federata e Badmintonit të Kosovës (Nuk është kategorizuar)
Federata e Minigolfit të Kosovës      (Nuk është kategorizuar)
 

 KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

              Xhudo
Majlinda Kelmendi (xhudo)                   100 pikë
Nora Gjakova (xhudo)                          60
Distria Krasniqi (xhudo)                       50
Loriana Kuka (xhudo)                          45
Akil Gjakova (xhudo)                           45
Shpat Zeka (xhudo)                            25
Erza Muminoviq (xhudo)                      20
Laura Fazliu (xhudo)                            10
 

            Karate
 
Herolind Nishevci                          60 pikë
Adelina Rama                               20
Fortesa Orana                              20
Orges Arifi                                   15
Blodin Pakashtica                         15
 
 
         Atletikë
Musa Hajdari                            15
 

      Boks

Donjeta Sadiku                     12.15
 

Kategorizimi i trajnerëve
Driton Kuka                    177.5 pikë
Shqipe Zogiani                55
Nazmi Gashi                   10
Zijadin Kryeziu               7.5
Besim Brahimi                6.25